Lajme
Vuçiq: Të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç do të marrin 100 euro ndihmë nga shteti
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën vjetore për shtyp ka njoftuar se më 1 shkurt, të rinjtë e moshës 16 deri më nën 30 vjeç do të marrin ndihmë prej 100 eurosh.
Sipas Vuçiqit, janë rreth 1.5 milion njerëz.
Ata që e plotësojnë këtë kriter, do të kenë të drejtë të aplikojnë nga 15 deri më 30 janar, ndërsa më 1 shkurt në llogarinë e tyre do t’u lëshohen 100 euro në dinarë.
“Ata duhet të regjistrohen, të lënë numrin e letërnjoftimit dhe numrin e llogarisë dhe paratë do ti lëshohen më 1 shkurt”, tha Vuçiq.
Ai paralajmëroi gjithashtu ndihmë prej 10 mijë dinarë për të gjithë punëtorët shëndetësorë nga 15 janari, si dhe ndihmë për pensionistët prej 20 mijë dinarë.