APN kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ardita Sinanit
Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit në Prokurorinë e Lartë Publike të Nishit , po zhvillon në mënyrë juridike aktakuzën ndaj Ardit Sinanit , duke vërtetuar se kjo e fundit në mënyrë korruptive ka keqpërdorur buxhetin e Komunës Preshevës për interesa personale përfitim pasurie.
Pra , kjo aktakuzë e ngarkon kryetaren jolegjitime Ardita Sinani me Veprën penale – ” keqpërdorim detyrës zyrtare , sipas nenit 359 të Kodit Penal ” Sikundër pushtimit të mediave nga një lajm i tillë këshilltarët e Alternativës për Ndryshim , në mënyrë publike patën njoftuar opinion e gjerë se ajo që po udhëheq sot , është e korruptuar dhe se nuk është e aftë dhe e denjë të menaxhojë me buxhetin e qytetarëve të komunës sonë . Andaj , mbi bazën e argumenteve ligjore , nga një kryetare jolegjitime që është e akuzuar nga shteti për shkelje të ligjit , që ka duart e përlyera me korrupsion dhe me këtë nëpërkëmbë çdo qytetarë të Komunës së Preshevës , duke dëmtuar buxhetin që i takon qytetarit dhe që pozitën saj e shfrytëzon për grupe të ngushta të interesit , kërkohet DORËHEQJA e menjëhershme !
Preshevë , 18 janar 2022 Shërbimi për Informim Alternativa për Ndryshim