Lajme

Ardita Sinani harron fshatin Stanec, nuk pastron rrugën nga bora (Foto, Video)

Borë e madhe ka mbuluar malësinë e Preshevës, duke izoluar disa fshatra.

Fotografitë dhe video vijnë nga fshati Stanec, rruga e të cilit është e pakalueshme nga veturat e zakonshme, shkruan Presheva.AL

Edhe pse gjate fushates zgjedhore te fundit kryetarja Ardita Sinani thoshte se ajo eshte nuse e malesise, ajo gjate dimrit ka harruar kete pjese duke mos e pastruar rrugen e fshatit Stanec, fshat ky qe ka prejardhjen edhe burri i saj.

Edhe pse ne nuk arritem te shkojme me veture deri tek shtepite ne fshatin Stanec nje banore kemi kontaktuar me telefon dhe na ka thene se rrugen e kalon vetëm falë një xhipi të madh që tërheq me katër rrota. Ai kërkoi të pastrohen rrugët pasi, siç tha ai, edhe me xhip mezi kalohet.

Ndërkohë qe nje kamion eshte pare ne teren nga fshati Buhiq deri ne Ilince ka hedhur kryp dhe zall, rruga per ne fshatin Maxhere eshte e pa pastruar dhe e gjitha eshte me akull.

Ndryshe, Komuna e Preshevës edhe këtë vit është zënë në befasi nga bora dhe qytetarët kanë pasur veshtirësi te levizin me automjetet e tyre lirshem.

Related Articles

Back to top button