Bora e janarit e gjen të pa përgatitur komunën e Preshevës
Reshjet e mëdha të borës që kanë rënë diteve te fundit kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në disa akse të komunës sonë.
Edhe pse reshjet ishin paralajmëruar ditë më parë, bora e janarit siç duket Komunën e Preshevës e ka zënë të pa përgatitur.
Qarkullimi i automjeteve sonte nëpër rrugët e Preshevës është tejet i vështirë dhe në disa akse ka dhe ngrica ne rrugë.
Edhe pse mbrëmë kryetarja e Preshevës ka publikuar foto ku duken rrugët e pastruara, ato sonte të gjitha janë ngrirë nga acari që ka kapluar vendin tonë.
Nga komuna e Preshevës është bërë apel që qytetarët të kenë kujdes dhe të bartin në automjete pajisjet e dimrit gjatë qarkullimit.
Në redaksinë e Presheva.AL kanë arritur informacione nga qytetarët se nuk kanë parë kamionët në terren.