Lajme

FILLON APLIKIMI PËR 100 EURO: Ja udhëzimi për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç!

Në këtë ndihmë financiare kanë të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët deri më 13 janar kanë mbushur moshën 16 vjeç, përkatësisht të gjithë ata që deri në atë datë nuk kanë mbushur moshën 30 vjeç.

Në mesnatë ka nisur regjistrimi i shtetasve të moshës 16 deri në 29 vjeç për marrjen e ndihmës shtetërore në vlerë prej 100 euro.

Të rinjtë mund të aplikojnë për ndihmë financiare në portalin e Administratës së Thesarit, në adresën idp.trezor.gov.rs, nga data 15 deri më 30 janar.

Me qëllim të mbështetjes së vazhdueshme të popullatës për shkak të pandemisë së Covid 19, Qeveria e Serbisë lejon të gjithë shtetasit e Serbisë nga mosha 16 deri në 29 vjeç, të cilët kanë vendbanim në Serbi dhe letërnjoftim të vlefshëm, të marrin ndihmë financiare një herë prej 100 euro ose 11.758 në dinarë ne muajin shkurt, thonë në Ministrinë e Financave.

Ndihma paguhet në bazë të Ligjit për regjistrin e përkohshëm të shtetasve serbë të moshës 16 deri në 29 vjeç.

Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët e Serbisë të cilët deri më 13 janar kanë mbushur moshën 16 vjeç kanë të drejtë në këtë ndihmë financiare, gjegjësisht të gjithë ata që deri në atë datë nuk kanë mbushur moshën 30 vjeç.

Pas futjes së të dhënave personale (numri personal, numri i leternjoftimit dhe emri i bankës), do të regjistrohet një aplikacion, statusi i të cilit mund të kontrollohet në portalin e specifikuar. Nëse një qytetar nuk ka një llogari bankare, duhet vetëm të zgjedhë një bankë në të cilën do të hapet automatikisht një llogari e dedikuar, sqaron Ministria e Financave.

Pas shqyrtimit të aplikimit, qytetari i regjistruar do të mund të tërheqë shumën e ndihmës financiare nga llogaria e tij e caktuar. Përfituesve të ndihmës sociale financiare dhe personave në institucionet e ekzekutimit të sanksioneve penale u paguhet ndihma financiare pa paraqitur kërkesë.

“Pas kësaj, me leternjoftim, ju shkoni me dokumentin dhe i tërheqni ato para”, tha më herët ministri i Financave Sinisa Mali. Ai bëri të ditur se ndihma financiare për të rinjtë do të paguhet në datat 1, 2 dhe 3 shkurt, si dhe mund ta marrin në bankë me letërnjoftim.

Related Articles

Back to top button