Lajme

Fillon ora policore në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID që do të futen në fuqi nga dita e nesërme dhe do të zgjasin deri më 4 shkurt 2022.

Përmes një mbledhjeje online, për shkak të rritjes së infektimeve me COVID, qeveria ka vendosur që ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Më herët ora policore niste që në 00:00.

Baret dhe restorantet do të lejohet të punojnë deri më 21:00, ndërsa muzika duhet të ndalohet që 20:30, nga 21:30 që ka qenë deri më tani.

Personat që futen në territorin e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar me tre dozat e vaksinës anti-COVID, por në rastet kur një qytetar ka vetëm dy doza do t’i duhet të paraqesë edhe një PCR negative të 48 orëve të fundit.

Related Articles

Back to top button