Lajme

JA SA DO TA KENI PENZIONIN, Kemi llogaritur në dinarë, Nëse rroga juaj është 55.000 dinarë penzioni 28.940

Sa vite do të duhen punë për të dalë në pension një dekadë apo dy, a do ta fitojmë pensionin dhe sa do të jetë ai. Këto janë pyetje shumë të zakonshme sot, si te brezi i ri dhe ai i moshës së mesme, dilema vjen nga disa arsye: për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të moshës së pensionit, ashtu edhe për faktin se shumica e pensionistëve nuk mund të mburren me të ardhura e tyre në pleqëri edhe pse pensioni rritet nga viti në vit.

Pensioni mesatar sot në Serbi është 31.000 dinarë. Pensionet janë rritur për 5.5 për qind që nga janari i këtij viti, dhe Presheva.AL po ju sjell një përllogaritje në bazë të së cilës mund të shihni se sa mund të merrni pensionin. Kushti është që të kesh 40 vite përvojë pune dhe gjatë gjithë atyre viteve të punosh në një punë apo pozicion të njejtë.

Shembujt tregojnë se punëtorët që kanë punuar mesatarisht gjatë gjithë jetës së tyre mund të presin një pension prej rreth 18,000 dinarë. Ata që fituan një mesatare kombëtare prej rreth 60,000 deri në 70,000 dinarë mund të llogarisin mesatarisht në rreth 33,000 dinarë.

Paga në dinarë / Pension i pritshëm pas 40 vitesh përvojë pun
35.000 dinarë / 18.416 dinarë
45,000 / 23,678
55,000 / 28,940
70,000 / 36,833
80,000 / 42,094
90,000 / 47,356
110,000 / 57,800
130,000 / 68,403
150,000 / 78,927
180,000 / 94,712
220,000 / 115,760

Këshilli Fiskal së fundi prezantoi një analizë të gjerë në të cilën ndër të tjera propozoi që Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor të ofrojë shërbime e-Pensionit në faqen e tij, përveç informacioneve për kontributet e paguara.

Kushtet e reja për pension edhe këtë vit
Nga viti 2022 zbatohen rregulla të reja për daljen në pension të grave, që do të thotë se çdo kërkesë që zonjat paraqesin këto ditë, por edhe të gjitha ato në vijim deri dhe këtë vit, i nënshtrohen kushteve të reja, më rigoroze. Nga ana tjetër, kushtet për pension të rregullt për meshkujt mbeten të njëjta, por nuk është kështu kur flasim për pension të parakohshëm.

Këtë vit kalendarik, zonjat mund të dalin në pension në moshën 63 dhe katër muajshe, në vend të moshës 63 dhe dy muajsh që u duheshin për të dalë në pension në vitin 2021. Numri i kërkuar i viteve të shërbimit mbetet i njëjtë dhe arrin në minimum 15 vjet.

Nga ana tjetër, meshkujt vitin e ardhshëm do të dalin në pension në pleqëri – me 65 vjet dhe 15 vite shërbim të regjistruar në librezën e punës.

Ligji për sigurimin pensional dhe invalidor është ndryshuar në vitin 2014. Që atëherë, kushtet për pension për gratë kanë ndryshuar çdo vit, dhe si rregull, kufiri i moshës është zhvendosur në intervalin nga dy deri në gjashtë muaj në vit. Dhe kështu deri në vitin 2032, kur zonjat do të mund të dalin në pension në moshën 65-vjeçare, një vit e dhjetë muaj më shumë se sot.

Rritja e pensioneve në Sërbi do të mbërrijë nga e mërkura e ardhshme.

Related Articles

Back to top button