Lajme

Më 1 shkurt fillon pagesa 100 euro për të rinjtë

Dje ishte afati i fundit që qytetarët e Serbisë të aplikojnë për ndihmë shtetërore në vlerë prej 100 euro.

Për këtë ndihmë aplikojnë të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç dhe pagesa fillon më 1 shkurt.

Ministri i Financave Sinisha Mali para pak kohësh përmes profilit të tij në Instagram ka pyetur qytetarët se për çfarë do të shpenzojnë ndihmën financiare të shtetit në shumën prej 100 euro dhe është interesant fakti se shumë përdorues të rrjetit social të përmendur kanë thënë se do të investojnë në kriptovalutat.

Mali deklaroi se ndihma për të rinjtë prej 100 euro është një masë ekonomike plotësisht e justifikuar. Sipas tij, është një nxitje për të rinjtë dhe tregon se sa i fortë dhe i qëndrueshëm është vendi.

Aplikimi për këtë lloj ndihme ka qenë i mundur nga data 15 deri më 30 janar 2022.

Pagesa e kesaj ndihme fillon më 1 shkurt.

Related Articles

Back to top button