Lajme
Në Bujanoc 13 persona të infektuar në Preshevë vetëm 4

Sipas të dhënave më të fundit nga Shtabi për Situatat Emergjente nga Vranja, për Kovid 19 janë testuar 673 persona nga rrethi i Pçinjës.
Analizat treguan se 205 persona ishin të infektuar me koronavirus.
Nga ky numër, 142 janë nga Vranja, 25 nga Surdulica, 16 nga Vlladiçin Han, 13 nga Bujanoci, 4 nga Presheva dhe Trgovishtja dhe një person nga Bosilegradi.