Në Preshevë 16 të infektuar mbrenda një dite
Pas testimit në Preshevë, janë konfirmuar edhe 16 raste të tjera të infektimit me koronavirus, thuhet në raportin e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Vranjë.
Një numër më i madh i personave të testuar dhe të infektuar vihet re edhe në qytetet tjera si ne Bujanoc e Vranje.
Në 24 orët e fundit janë testuar 895 persona nga rrethi i Pçinjës për COVID-19.
Analizat treguan se 441 persona janë infektuar me virusin korona.
Në Vranjë ka një numër pozitiv treshifror – 286, pasuar nga Surdulica me 54 dhe Vlladiçin Han me 32 dhe Bujanoci 26.
Trgovishtja (17), Presheva (16) dhe Bosilegradi (11) dje kanë më pak se 20 persona të infektuar.
Në spitalin Covid të Vranjës ndodhen 27 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe pneumoni.
Janë 14 pacientë me oksigjen.
Njëmbëdhjetë pacientë u shtruan për trajtim spitalor dhe një u lirua.