NGA MESNATA FILLON REGJISTRIMI PËR 100 EURO: Të gjitha detajet se si duhet regjistruar i gjeni këtu
MINISTRI I FINANCAVE në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Sinisha Mali, ka deklaruar se sot në llogarinë e 122.462 punëtorëve shëndetësorë do të paguhen 10.000 dinarë dhe se të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç mund të aplikojnë për ndihmë prej 100 euro sonte nga mesnata.
Si të aplikoni për 100 euro?
Mali përkujtoi se është miratuar Ligji për Regjistrin e Përkohshëm të shtetasve të Republikës së Serbisë nga mosha 16 deri në 29 vjeç, i cili ndihmon financiarisht për zbutjen e pasojave të pandemisë së COVID 19.
Regjistrimi i të rinjve për 100 euro fillon në mesnatë. Procesi i aplikimit është i thjeshtë. Është e nevojshme të vendosni numrin personal dhe numrin e letërnjoftimit dhe të zgjidhni bankën në të cilën dëshironi ti merrni paratë. Nëse nuk keni llogari bankare, mjafton të zgjidhni bankën e dëshiruar, në të cilën do të hapet një llogari e dedikuar, në të cilën shteti do t’i paguajë 100 euro. Pas kësaj paratë mund të tërhiqen me letërnjoftim. Kjo është një masë shumë e rëndësishme për ne, sepse duam të tregojmë se mbështesim të rinjtë, ata mbi të cilët mbetet vendi ynë. Kjo tregon se sa të rëndësishëm janë dhe përmbush edhe një premtim tjetër, tha Ministri i financave Mali.
Linku për paraqitje: https://idp.trezor.gov.rs/