Nga sot për të hyrë në Kosovë kërkohet çertifikata me dy doza të vaksinës
Qeveria e Kosovës më datë 1 dhjetor të vitit të kaluar ka miratuar masat anti-COVID, të cilat kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar të vitit 2022.
Sipas këtij vendimi, nga sot, për të hyrë në Kosovë, secili person duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19.
Nga data 3 Janar të vitit 2022:
Të gjithë personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë çertifikatën me dëshminë se janë vaksinuar me dy dozat
Këto rregulla vlejnë për të gjithë, ndërsa shtetasve të Republikës së Kosovës si dhe personave me leje qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm që nuk e kanë dëshminë e vaksinimit të plotë apo dëshminë e shërimit në 6 muajtë e fundit dhe një vaksinë shtesë atëherë atyre u mundësohet vaksinimi nga ekipet mobile menjëher në aeroportin e Prishtinës apo në pikë kalimet kufitare toksore.
Kalimet tranzite dhe transportet e madhërave natyrisht apo edhe Diplomatët mundë të kalojnë pa kurnifar problemi.
Personat që kanë ndonjë dëshmi se nuk mundë të vaksinohen për shkaqe shëndetësore nuk kanë nevojë per vaksina.
Si dhe femijë nën 12 vjec nuk janē të obliguar për këto rregulla.
Maska janë të obliguara përvec në makinë kur je me antarët e familjes së ngushtë , gjatë ngrënies dhe pijes nëpër restorante dhe gjatë marrjes me sport.
Në Kosovë ndalohet qarkullimi nga mesnata deri në ora 5 të mëngjesit, përveq në raste emergjente apo në raste të domosdoshme.