“Omicron do ta shndërrojë pandeminë në epidemi”
Grumbullimi i qytetarëve në masë më të madhe gjatë festave të fundvitit ka sjellë në rritje të ndjeshme të rasteve të reja të korona virusit në vend. Infektologu, Fadil Cana deklaroi për Klan M se, përpos korona virusit është edhe përhapja e gripit sezonal. Duke folur për llojin e ri të korona virusit, ai tha se, në gjithë botën shkencore ka lënë mbresa se, përhapja e shpejtë e këtij lloj varianti do të mund ta shohë fundin e pandemisë.
“Mendimi im është se në këtë drejtim është se Omicroni nuk do ta sjelltë fundin e pandemisë, por së paku do ta transferonte pandeminë në një endemi. Do të thotë do të kishim vende vetëm zona të caktuara endemike ku do të jetë prezent varianti i ri i korona virusit Omicron. Në fakti, nuk do të thotë se me këtë edhe do të mbaron gjithçka, pasi që për shkak të evoluimit të virusit është e pritshme që, mund të ketë edhe variacione të reja, por të dhënat e deritashme janë të pakta dhe në bazë të këtyre të dhënave mund ta konstatojmë situatën e deritashme”.
Cana tha se, simptomat e gripit sezonal dhe variantit të ri të korona virusit, Omicron, është shumë i ngjashëm dhe nuk mund të bëhet një diferencim i lehtë pasi që ajo është problem edhe për punonjësit shëndetësor ku mos të them më për qytetarët e thjeshtë.
“Kanë simptoma të ngjashme, por prandaj ekzistojnë edhe, në çdo mëdyshje të tillë, do të duhet të bëhet testi laboratorik, i cili konfirmon se, vallë bisedohet për korona virus apo për infeksion me gripin sezonal”.
Sipas tij, vendosja e masave shtesë nga ato aktuale nuk do të kishte efekt, pasi që numri veç më është rritur.
“Sa i përket masave, ato janë gjithnjë të mirëseardhura kur merren me kohë. Sistemi jonë shëndetësor ka dëshmuar se gjithmonë masat i merr post-festum, do të thotë pasi të ndodhë situata. Kështu që, marrja e çdo mase tash në periudhën që vijon mendoj se nuk do të ketë asnjë efekt, pasi që infeksioni me korona virusin posaçërisht me llojin e ri dhe gripin sezonal është gjithkund është pjesë e përditshmërisë mos të them të çdo qytetari”.
Sa i përket testeve të shpejta, ai tha se janë një lloj metode me të cilën mund të ketë fillimisht orientim, por nuk nënkupton se në atë mënyrë se pacienti nuk është i prekur me korona virusin. Sipas tij, nëse pacienti vazhdon me simptomat, do të duhet të konsultohet me mjekun amë dhe normal me personel shëndetësor, që vallë a do të duhet të përsëritet testi, varësisht nga pasqyra klinike e pacientit.
Ditëve të fundit Maqedonia e Veriut ka shënuar mbi 1000 raste të reja me korona virus, ndërsa numri i atyre që kanë vdekur ka tejkaluar shifrën 8000.