Lajme
Qendra e Preshevës pastrohet nga mbeturinat dhe fishekzjarret pas natës së Vitit të Ri
Qendra e Presheves ishte skenë e pritjes së ndërrimit të motmoteve ku qytetarët e pritën me një entuziazëm të madh. Ndërsa sot vërehet një qetësi nëpër rrugët e qytetit. Në orët e mesdites Ndermarrja Publike “Moravica” ka pastruar sheshin dhe rrugët nga mbeturinat dhe fishekzjarret ku mbrëmë u festua.
Nga ana tjetër edhe më tej vazhdojnë të jenë të montuar në sheshin e Preshevës zbukurimet që u vendosën enkas për fesat e fundvitit. Kremtimet për Vitin e Ri nisën javë më parë ku qendra, dhe rruga kryesore e qytetit ishin të stolisur me bredhë dhe me drita të shumëllojshme.