Lajme

Ragmi Mustafi kryetari i KKSH-së kapet me Arbër Pajazitin në facebook i thotë “je gllup”

Vendimi i qeverise se Kosoves per ndarjen e buxhetit prej 2 milion euro per Luginen e Presheves si duket do te jete molle sherri per politikanet ne Presheve e Bujanoc.

E ky sherr si duket ka filluar ende pa u transferuar mjetet.

Se fundmi ne rrjetin social facebook Arber Pajaziti kishte shkruar duke permendur te parin e komunes se Bujanocit Nagip Arifin dhe Kryetarin e KKSH-së Ragmi Mustafin se jane duke lobuar ne qeverine e Kosoves per 2 milionet e ndare per Lugine.

“Beteja për 2.000.000 euro
Kryetari i Komunës së Bujanocit dhe ai i KNSH-së vetëm se s’po ja thyejnë dyert Qeverisë së Kosovës me lobues se kujt duhet t’i takojë shuma e premtuar prej dy milionë euro.
Njëri duke rrahur gjoks se komuna i „shpërndanë“ më mirë këto mjete, e tjetri duke i „siguruar“ se kjo është çështje për Këshillin Nacional.
Si njëri, si tjetri, po të kishin lobuar kaq fort për probleme më madhore, shumë më mirë do t’i kishim punët, edhe si shoqëri, edhe si shqiptarë.
Por, po shihet marifetllëku i tyre se ku e kanë qëllimin, gjë që i ka bezdisur edhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Pushteti sillet rreth parasë, apo jo?!” ka shkruar ne rrjetin social facebook Arber Pajaziti.

I menjehershem ka qene reagimi i kryetarit të KKSH-së Ragmi Mustafi i cili siç duket deshiron ti laj hesapet me ofendime me antaret e KKSH-së.

“Arbër Pajaziti, shumë ia ke huq! A e dinë ajo klika jote pse nuk je më anëtarë i KKSH-ës? Qysh i ke tradhtua votuesit shqiptar?
Se je Gllup.” ka shkruar Ragmi Mustafi ne facebook.

Related Articles

Back to top button