Lajme

Rritet numri i të infektuarve me virus në Preshevë

Ditët e fundit në Preshevë çdo ditë po rritet numri i të infektuarve me virusin kovid. Krahasuar me te dhenat e kaluar, ky numër është rritur në 10 pozitiv. Për dy ditë në territorin e qytetit të Preshevë janë infektuar afro 20 qytetarë. Situata nuk është më e mirë edhe në qytetin e Bujanocit.

Sipas te dhenave te fundit ne Bujanoc jane regjistruar 17 te infektuar.

Gjatë ditës së djeshme janë testuar për COVID-19 723 persona nga territori i qarkut të Pçinjës. Analizat treguan se 224 persona ishin pozitivë për virusin.

Në të vetmin spital me Kovid që ndodhet në Repartin e Psikiatrisë në Vranjë janë shtruar 12 pacientë me korone dhe pneumoni. Janë pesë pacientë në oksigjeno terapi. Dy pacientë janë pranuar për mjekim dhe i njëjti numër kanë dalë nga spitali.

Diteve te fundit është rritur edhe numri i ekzaminimeve të pacientëve me simptoma të koronavirusit.

Related Articles

Back to top button