Sasi e madhe e borës pritet në Preshevë
Instituti Republikan Hidrometeorologjik (RHMZ) ka lëshuar paralajmërim për zonën e Serbisë perëndimore, qendrore dhe jugperëndimore për borë.
Ne vendin tone nga sot e hene priten më shumë reshje dhe rritje të lartësisë së borës prej 10 deri në 20 centimetra, njofton Instituti Hidrometeorologjik Republikan.
Për këtë arsye për të hënën është dhënë paralajmërim portokalli meteorologjik, pasi brenda 12 orëve pritet rënia e dëborës nga dhjetë e më shumë centimetra.
Kjo do të thotë se janë parashikuar dukuri të rrezikshme të motit, të cilat janë të një intensiteti të tillë që mund të shkaktojnë dëme materiale dhe të jenë të rrezikshme për njerëzit dhe kafshët.
Të martën do të mbajë mot me vranësira me dobësim në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa deri në fund të ditës reshjet do të ndalen.