Lajme
Shumë Preshevar kthehen nga kufiri 3 vaksina për të hyrë në Kosovë ose 2 vaksina dhe testin PCR
Të irrituar janë shprehur qytetarët e Luginës së Preshevës pas vendimit të qeverisë Kurti që për të hyrë në territorin e Kosovës nevojiten 3 doza të vaksinës antiCovid ose 2 doza të vaksinës të shoqëruar me testin PCR, shkruan Presheva.AL
Policia kufitare e Kosovës thotë se po zbaton vendimin e qeverisë në përpikmëri, ndërsa po i kthen shumë qytetarë nga Presheva prapa.
Për ata që përmbushin kriteret për dozën e tretë të vaksinës, ekipi mobil ndodhet në pikën kufitare në Morinë. Në Kosovë javën e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me Covid-19, ndërsa po dominon varianti Omicron.