Vuçiq: Sistemi shëndetësor aktualisht është nën presion të madh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se sistemi shëndetësor aktualisht është nën presion të madh dhe se tashmë ka një infeksion të përgjithshëm omikron në Serbi.
– Shifrat tregojnë se tashmë ka pasur një rritje eksponenciale. Javën e kaluar, në orën tetë të mëngjesit, kemi pasur 11.2 për qind të të infektuarve, ndërsa sot 35 ose 36 për qind të testuar, dhe në Beograd edhe mbi 40 për qind – tha Vuçiq.
Ai vuri në dukje se sekuenca e gjenomit u krye në një kampion të strukturave të ndryshme në popullatë dhe se pothuajse të gjithë ishin të infektuar me këtë lloj të koronavirusit.
Vuçiq thekson se ka filluar shumë kohë para Vitit të Ri dhe jo për shkak të tubimeve të caktuara, por se ka filluar më 24 apo 25 dhjetor kur njerëzit janë larguar jashtë vendit për të ardhur në vendin tonë, nga kthimi i tyre nga Dubai dhe vendet perëndimore.
“Që atëherë, ne kemi parë një progresion gjeometrik në numrin e të infektuarve”, shtoi Vuçiq.