70 nxënës të infektuar me Covid në komunën e Preshevës 
Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit, ka bërë që 70 nxënës në komunën e Preshevës janë prekur nga ky virus.
Sipas raportimit, përkatësisht të dhënave zyrtare të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, gjatë muajit janar, nga 1163 qytetarë që janë testuar me testin antigjen, 302 kanë rezultuar pozitiv. Kurse nga 50 qytetarë të testuar me PCR, 19 kanë rezultuar pozitiv.
Shtabi per situata te jashtezakonshme ka mbjtur mbledhjen dhe ka publikuar te dhenat brenda muajit janar me gjendjen e renduar ne komunen e Presheves me virusin korona.
Ardita Sinani si kryetare e shtabit, njeherit edhe kryetare e komunes ka thene se shkolla Ibrahim Kelemendi ne qytetin e Presheves eshte me e prekura.
“Por brengosës është fakti se tashmë janë infektuar edhe jo pak nxënës. Gjithsej 70 në të gjitha institucionet arsimore të Komunës së Preshevës, prej të cilëve 35 vetëm në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.”, ka thënë ajo.