APN: Trotuari në rrugën “15 Nëntori” në Preshevë, është produkt i HAJNISË së përbashkët
Trotuari qe filloi te rregullohet ne rrugen 15 nentori eshte cilesuar si trotuari me i shtrenjte dhe trotuari ne te cilen ka pas parregullsi dhe ndryshime ne projekt.
Se fundmi ne nje postim ne facebook nga Alternativa per Ndryshim kane publikuar edhe foto te pllakes qe eshte vendosur e cila duket se eshte e krisur dhe eshte e nje cilesie te dobet.
Postimi i plote:
HAJNIA e radhës e pushtetit aktual
Trotuari i sapo rikonstruktuar në rrugën “15 Nëntori” në Preshevë, është produkt i HAJNISË së përbashkët, të planifikuar e orekstruar nga pushteti lokal në krye me kryetaren jolegjitime, punëkryerësin Saba Bellça dhe Organin mbikëqyrës të projektit.
Sa për opinionin, në vijim po ju sqarojmë:
Foto nr.1 ✅ – Pllaka e kontraktuar sipas tenderit, është pllaka e cilësisë së lartë;
Foto nr.2 ❌ – nga ana e punëkryerësit është vendosur pllaka e cilësisë së dobët, të cilat tashmë vetëm se kanë plasaritur një pjesë e konsiderueshme e tyre.
Preshevë, 10 Shkurt 2022
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim