Ardita Sinani pa koment për aktakuzën kundër saj! (Video)
Kanë kaluar më shumë se 30 ditë, ende asnjë koment nga Ardita Sinani për aktakuzën që ka pranuar më 27 dhjetor te vitit 2021. E cila në aktakuzë dyshohet se dëmtoi buxhetin e komunës së Preshevës.
Kanë kaluar më shumë se një muaj prej kur ka pranuar dokumentin nga prokuroria e lartë publike në Nish, departamenti special për luftimin e korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër kryetares aktuale të Preshevës, Ardita Sinani, me dyshimin se dyshohet se dy sipërmarrësit, I.G. dhe M.Sh nga Presheva, duke “duke mos bërë asgjë”, gjegjësisht duke mos kryer detyrën zyrtare, dyshohet se “ka përfituar përfitim pasurie prej 360.000 dinarë në dëm të komunës” bazuar në ndarjen e subvencioneve për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, edhe pse dyshohet se kanë aplikuar jashtë afatit.
Ardita Sinani ende nuk komenton aktakuzën që ka pranuar edhe pse aty vetëm dyshohet që ka dëmtuar buxhetin e komunës së Preshevës. Madje askush nga partnerët koalicionar nuk kanë komentuar këtë aktakuzë.
Sinani ende është duke qëndruar në pozicionin e kryetares se komunës, deri sa te vie ndonjë vendim nga gjykata.
Është e çuditshme se zonja Sinani bëhet se sikur nuk ka ndodhur asgjë madje në faqen zyrtare të saj në facebook ajo nuk ka publikuar asgjë në lidhje me këtë dokument.
Madje ajo nuk ka pranuar të flas as në një intervistë që ka bërë në kanal10 edhe pse është pytur nga gazetari Xhemajl Rexha.
Gazetari: Eshtë vënë nga kundërshtarët e tuaj politik në pah se keni një aktakuzë, është ngritur në fund të janarit nga gjykata në Nish, zonja kryetare?
Ardita Sinani: Për këtë temë nuk u njoftova se do flas sonte, por nuk e kisha preferuar të paktën sonte të flas për këtë temë, do ta kisha preferuar të flas në emision tjetër.
Gazetari: Gjithsesi, ne ju kemi ftuar për të folur për dialogun por besoj që nuk e keni problem për tjetër herë për të gjitha temat janë të diskutueshme.
Ardita Sinani: Ato aktakuza janë ngritur nga ish kryetari i komunës gjegjësisht nga kryetari i Alternativës për ndryshim dhe komentet e tilla dhe postimet përmes Facebookut nga personi në fjalë nuk dua ti komentoj
Gazetari: Jo, aktakuzën e ngrit gjykata e jo ish një politikan, por aktakuzën si akt ligjor e ngrit një gjykatë, apo jo prokuroria
Ardita Sinani: E ka inicuar ish kryetari i komunës por do ta vërtetoj gjykata.
Ndërkohë që nga Alternativa për Ndryshim i pari i partisë Shqiprim Arifi ka kërkuar dorëheqje nga posti i kryetares.
Videon në të cilën ajo nuk do të komentojë aktakuzën mund ta ndiqni më poshtë nga minuta 7 deri në minutën 8.30.