Lajme
Ardita Sinani: Për pavarësinë e Kosovës kanë kontribuar shumë shqiptarë nga Presheva
KOSOVË: URIME DITA E PAVARËSISË!
Për çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës kanë kontribuar shumë breza shqiptarësh nga Komuna e Preshevës, nga Lugina e Preshevës.
Edhe sot kontribuojnë në shtetndërtimin dhe në zhvillimin e saj në fusha të shumta.
Kosova ka kontribuar po ashtu ndër breza dhe kontribon edhe sot në edukimin, arsimimin, ekonominë, kulturën, ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kjo dinamikë dhe kjo ndërlidhje na bën bashkë edhe sot, në këtë përvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Sa më funksionale dhe sa më e zhvilluar bëhet Republika e Kosovës, aq më shumë do të kemi stabilitet, paqe dhe demokraci në rajon.
Aq më shumë mundësi për Luginën e Preshevës.
Gëzuar!