Austria po hap gjithashtu kufijtë për turistët e pavaksinuar
Prej mesnatës në Austri është aplikuar një regjim i ri për hyrjen në vend, i cili hap kufijtë për pasagjerët e pavaksinuar.
Për të hyrë në vend, Austria po kalon nga regjimi “2G”, i cili lejonte të udhëtonin vetëm të vaksinuarit dhe të kuruarit nga Covid 19, në rregullin “3G”, që lejon personat e pavaksinuar të hyjnë me test negativ.
Sipas Rregullores për regjimin e hyrjes në Austri, pranohen teste negative PCR dhe antigjenike.
Testi i antigjenit nuk duhet të jetë më i vjetër se 24 orë dhe PCR është i vlefshëm për 72 orë.
Për sa i përket vlefshmërisë së certifikatës së vaksinimit dhe shërimit të Covid 19, ato janë të vlefshme për 270 ditë.
Të miturit nën moshën 12 vjeç nuk kanë nevojë të kenë dëshmi “3G” kur hyjnë në Austri.
Përjashtohen nga ky regjim për hyrjen në vend personat që vijnë nga vendet ku po përhapet një lloj i ri i virusit.
Këta persona duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe të shkojnë në karantinë për dhjetë ditë pas mbërritjes në Austri.
Megjithatë, aktualisht nuk ka rajone apo vende që karakterizohen si rajone dhe vende të përhapjes së llojit të ri.