Lajme

BRUKSEL – BE planifikon të financojë furnizimin me armë për Ukrainën

Bashkimi Evropian do të nisë financimin për furnizimin me armë për Ukrainën, duke përfshirë armë vdekjeprurëse, njoftuan sot zyrtarët në Bruksel.

Sipas tyre propozimet përkatëse do t’u paraqiten ministrave të Jashtëm të BE-së në një seancë të posaçme në Bruksel më vonë gjatë ditës, me paratë që do të merren nga Fondi Evropian i Paqes, një instrument i ri financiar që mund të përdoret për të forcuar forcat e armatosura të vendeve partnere.

Fondi Evropian i Paqes, i miratuar nga ministrat e Jashtëm të BE-së në mars të vitit të kaluar, ka një vlerë prej 5 miliardë eurosh (5.6 miliardë dollarë) për periudhën 2021-2027.

Fillimisht nuk u dhanë detaje mbi masën e financimit për furnizimet me armë dhe pajisje.

“Diskutimet me vendet anëtare po vazhdojnë”, tha një zyrtar i BE-së sot pasdite, duke shtuar se BE-ja pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e aftësisë së Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit rus.

Related Articles

Back to top button