Lajme

E pini kafen e hidhur?

Shkencëtarët theksojnë se adhuruesit e kafesë së hidhur kanë veti psikopatike.

Një studim i fundit zbuloi një lidhje midis shijimit të kafesë së fortë dhe të hidhur dhe prirjeve psikopatike ose sadizmit.

Më shumë se 1000 të rritur morën pjesë në hulumtim, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me pijet dhe ushqimin që ata pëlqejnë. Ata bënë gjithashtu një sërë testesh personaliteti, për të përcaktuar se cili prej tyre ka tipare të personalitetit antisocial, si sadizmi, narcisizmi apo psikopatia.

Një ekip shkencëtarësh ka përcaktuar se ekziston një lidhje midis shijimit të shijeve të hidhura dhe tipareve psikopatike të personalitetit.

Lidhja më e fortë është krijuar mes shijimit të ushqimit të hidhur, si kafeja e hidhur, dhe “sadizmit të përditshëm”, pra kënaqësisë së shkaktimit të dhimbjes së moderuar tek njerëzit përreth.

Related Articles

Back to top button