Gjuhë rrugaçi nga personi që pretendon se përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës
Shqiprim Arifi gjate dites se djeshme ka komentuar figurat politike te PVD-se te cilet se fundmi jane akuzuar nga prokuroria per korrupsion te buxhetit te komunave si ne Presheve ashtu edhe ne Bujanoc. Arifi gjithashtu ka kerkuar doreheqje nga cdo pozicion politiko-publik nga keta persona te PVD-se, percjell Presheva.AL
Ne nje status ne rrjetin social facebook te cilin e ka publikuar Shqiprim Arifi ka shkruar.
“Kemi thënë edhe më parë se Partia për ”Veprim Demokratik” është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit të komunës.
Mesa duket apetitet e pastra për korrupsion kanë metastazuar tek të gjithë funksionerët në strukturën e tyre partiake; duke i dhënë kësaj dukurie përmasa të çmendurisë kolektive.
Prandaj, Dorëheqja nga çdo pozicion politiko-publik është veprimi më i thjeshtë moral që mund të bëjnë të tillët. Kjo është patriotizëm!” ka shkruar Arifi duke i percjellur edhe foton me fukncioneret e korruptuar te PVD-se ne Presheve e Bujanoc.
Si duket konstatimet per ngritjen e aktakuzave per personat ne fjale nga ana e Shqiprim Arifit, kane nxehur tejmase te parin e KNSH-se, Ragmi Mustafin. Ky fundit ne nje postim ne rrjetet sociale, i pergjigjet Arifit, duke perdorur nje gjuhe te cilen as nje rrugaç nuk do ta perdorte. Duke rrespektuar etiken e portalit tone (Presheva.AL) ne nuk do te shkruajme ne keto rreshta tekstin e Mustafit te postuar ne facebook por mund ta shikoni duke klikuar tek postimi me poshte.
Perdorimi i nje gjuhe te tille, nga dikush i cili pretendon se perfaqeson nje popullate te caktuar karshi shtetit ku jetojme, eshte sa e papranueshme aq edhe perçarese.