Lajme

KONTROLLONI PAGESËN E 100 EUROVE NGA SHTETI: Pagesa bëhet sot, ja si ta kuptoni nëse i keni pranuar parat

Nga sot nis të paguhet mbështetja ME PARA e destinuar për të rinjtë, nga 16 deri në 29 vjeç.

Për pagesën prej 100 euro kanë aplikuar gjithsej 1.019.796 të rinj. Ditën e parë do të pranojnë parat 300 mijë persona, nesër do të marrin paratë 350 mijë të tjerë, ndërsa në datën 3 Shkurt pjesa tjetër e mbetur.

Kontrollo pagesën prej 100 eurosh nga shteti
Nëse tashmë dëshironi të kontrolloni nëse i keni në llogari 100 euro, mund ta bëni atë duke i ndjekur tre hapa.

Së pari ju duhet të vizitoni faqen: https://idp.trezor.gov.rs/, ku ka një opsion “Kontrollo statusin e aplikacionit”.

Pastaj vendosni numrin personal dhe numrin e letërnjoftimit.

Në hapin e tretë, prisni informacion për statusin e pagesës.

Related Articles

Back to top button