Lajme

Kosova vendos nesër, nëse do të heq dozën e tretë në kufi 

Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftojnë se sot është realizuar takim mes ministrit Dr. Rifat Latifi dhe Shpresa Jusufit, ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë. Në takim është bërë e ditur se Kosova nesër do të shqyrtojë masat e vendosura në kufij për mbrojtje nga Covid-19.

“Ministri Latifi njoftoi Ambasadoren se nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë! Ambasadorja Jusufi njoftoi Ministrin Lafiti se së shpejti Ministri i ri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do ta vizitoj Kosovën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së SHëndetësisë.

Ndryshe, sipas vendimit aktual, në Kosovë shtetasit e huaj, përshi shtetasit e Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë vetëm nëse kanë tri doza vaksine, ose dy doza dhe test negativ për Covid-19.

Related Articles

Back to top button