Lajme

Në kufirin e Preshevës kapet drogë e pastër

Pjesëtarët e MPB-së, Drejtorisë së Policisë Kufitare, në bashkëpunim me doganierët, në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë arrestuar shtetasin rumun A.R (38), nën dyshimin se ka kryer veprër penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve dhe prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit të veturës “Mercedes”, të cilën i dyshuari e ka transportuar me një kamion tërheqës, policia ka gjetur në bagazhin nën timonin rezervë dhe në ndarjen e veglave 791 gramë farë kanabisi dhe një sasi e vogël marijuanë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente.

Related Articles

Back to top button