Lajme

Në vendkalimin kufitar në Konçul shoferin nga Gjilani e kapin me 1.6 promilë alkool

Policia e komunikacionit në Bujanoc, në pikën e përbashkët të vendkalimit në Konçull, ka përjashtuar nga komunikacioni një vozitës dyzet e pesë vjeçar nga Gjilani, i cili ka qenë duke vozitur një “Audi” me 1.61 promilë alkool në trup.

Shoferit i është caktuar ndalimi deri në 12 orë dhe ndaj tij është bërë kallëzim kundërvajtës në bazë të ligjit për sigurinë në komunikacion.

Related Articles

Back to top button