Lajme

Nga dita e shtunë Kosova heq masën për tre doza në kufi

Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja ose heqjen/zbutjen e masave aktuale.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, pas përfundimit të këtij takimi, ka thënë se është propozuar lehtësimi i disa prej masave, siç është orari i lëvizjes, e cili pritet të jetë deri në orën 24:00.

Ndërsa orari i punës së gastronomisë, siç tha ministri Latifi, do të jetë deri në orën 23:00, kurse do të lejohet edhe hapja e fitneseve.

Ai tha se ora policore të rikthehet nga ora 00:00 deri në ora 05:00, gastronomia deri në orën 23:00.

Maska pritet të hiqet në ambientet e jashtme.

Fitneset do të hapen dhe hyrja në kufi do të lejohen të gjithë ata që kanë dy vaksina, ndërsa ata që kanë një vaksinë duhet ta kenë edhe testin PCR.

Latifi bëri thirrje që çdo veprimtari, së cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.

Masat pritet të hidhen për votim nesër në mbledhjen e Qeverisë, ndërkaq nëse miratohen, do të hyjnë në fuqi të shtunën në mëngjes.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se këto masa vijnë pasi situata është më e qetë, mirëpo ka paralajmëruar ashpërsim të tyre në rast nevoje.

Related Articles

Back to top button