Lajme
Po mbahet takimi i përbashkët i përfaqësuesve politik të Luginës
Takimi i përbashkët i përfaqësuesve të partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës po mbahet në këto momente në sallën e konferencave në hapësirat e Enylux Rezidenc.
Takimi është ftuar nga kryetari i APN- së, Shqiprim Arifi ku temë diskutimi do të jetë pjesmarrja në Zgjedhjet parlamentare. Kjo nismë është përkrahur nga shumica e partive politike ku deri më tani APN dhe LR kanë shprehur qëndrimet zyrtare se edhe në këto zgjedhje duhet të dalin me një listë të përbashkët të unifikuar shqiptarët.
Pjesmarrës në takim janë përfaqësues të APN- së, PVD- së, PD- së, LR-së, LPD- së dhe UDSH- së. Pas përfundimit të takimit do të kemi edhe deklarata për media.