Lajme
Presheva me 8 të infektuar, ndërsa Bujanoci 40
Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situata Emergjente në Vranjë, nga territori i rrethit të Pçinjës janë testuar për COVID-19 514 persona, prej të cilëve 272 janë të infektuar.
Siç është publikuar në faqen e qytetit, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 162 janë nga Vranja, 40 nga Bujanoci, 24 nga Surdulica, 19 nga Vlladiçin Han, 12 nga Bosilegradi, tetë nga Presheva dhe shtatë nga Trgovishtja.
Gjatë ditës në klinikën ATV janë kryer 298 ekzaminime, nga të cilat 184 janë të parat.
Në Spitalet Covid të QK Vranjës janë shtruar 99 pacientë, të gjithë pozitivë me koronavirus dhe pneumoni, ndërsa 48 janë me oksigjen.