Lajme

Prishet uniteti në Luginë, PVD-PD-LPD dalin me koalicion të përbashkët

Marrëveshja për një listë të përbashkët, siç ishte ajo e vitit 2020, mer fund.

Partia për veprim demokratik informoi që kanë nënshkuar marëveshjen mes atyre, pra PVD dhe Partinë Demokratike (PD) dhe Levizjen për progresi demokratik (LPD), duke u lënë anash Alternativa për ndryshim dhe Lëvizja për Reforma.

“KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS

Arrihet Marrëveshje për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” është emërtimi i Listës së përbashkët parlamentare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit të këtij viti.

Marrëveshja e nënshkruar sot është rezultat i bisedimeve mes subjekteve politike shqiptare si përgjigje për përfaqësim dinjitoz dhe profesional në nivelin parlamentar dhe si vazhdimësi e betejës politike për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik
Shërbimi për informim”

Related Articles

Back to top button