Lajme
Sami Salihu i nervozuar lëshon karrigen e Kryetarit të Kuvendit
Në punimet e seancës së kuvendit me 20 vota PËR shkarkohet komisioni komunal zgjedhorë. Struktura e re e komisionit bëhet në harmoni të përqindjes së votave që kanë partitë politike në vend.
Beqir Nuhiu, këshilltar i kuvendit akuzon kryetarin e kuvendit, Sami Salihu për udhëheqje të seancës së kuvendit. Ai kërkon prerazi ti ndal fjalimin Shqiprim Arifit.
Kryetari i kuvendit, Sami Salihu jep sqarimet lidhur me të drejtat që kanë këshilltarët në kuadër të rregullores së kuvendit sa i përket fjalimeve në foltore përkundër kësaj Nuhiu këmbëngul në qëndrimet e tija. Në shenjë revolte kryetari i kuvendit lëshon sallën duke i thënë nëse nuk ju pëlqej më shkarkoni.