Shqiprim Arifi jep një lajm të mirë për Preshevën
Lajm i mirë për Preshevën
Në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët dhe në saje të lobimit lidhur me vazhdimin e projekteve të filluara nga qeverisja e mirë e ALTERNATIVËS në bisedën e fundit të zhvilluar më një diplomat perëndimor, sod mora lajmin e shumëpritur për qytetarët e në veçanti nxënësit e komunës sonë.
Ministria e Financave i ka dhënë leje Zyrës për menaxhimin e investimeve publike, të shpallet prokurimi për dy projekte shumë të rëndësishëm dhe domethënës për komunën tonë;
1. Renovimi i plotë i objektit të Shtëpisë së shëndetit “Presheva” në Preshevë dhe
2. Faza e dytë e renovimit të objektit të shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, përfshirë edhe ndërtimin e objektit të ri të Çerdhes, në kuadër të të njejtit kompleks, si dhe Rehabilitimi i Qendrës për femijët me aftësi të veçanta.
Gjatë kohës së qeverisjes sonë, përveç lobimit për përfitimin e këtyre projekteve, kemi bërë gjithashtu hartimin e dokumentacionit teknik të nevojshëm, sigurimin e të gjitha kushteve teknike e pëlqimeve nga Ndërmarrjet publike, si dhe kemi siguruar lejet e ndërtimit, si parakushte për fillimin e punimeve.
Për shkak të Pandemisë globale Covid-19, këto projekte janë shtyrë në maj të 2020-tës, për të vazhduar tashmë në vitin 2022, që sapo më konfirmuan lajmin që së shpejti për këto projekte do të inicohet procedura e prokurimit.
Urime Preshevë!