Lajme

Shqiprim Arifi: PVD sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit të komunës

Shqiprim Arifi gjate dites se djeshme ka komentuar figurat politike te PVD-se te cilet se fundmi jane akuzuar nga prokuroria per korrupsion te buxhetit te komunave si ne Presheve ashtu edhe ne Bujanoc. Arifi gjithashtu ka kerkuar doreheqje nga cdo pozicion politiko-publik nga keta persona te PVD-se, percjell Presheva.AL

Ne nje status ne rrjetin social facebook te cilin e ka publikuar Shqiprim Arifi ka shkruar.

“Kemi thënë edhe më parë se Partia për ”Veprim Demokratik” është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit të komunës.
Mesa duket apetitet e pastra për korrupsion kanë metastazuar tek të gjithë funksionerët në strukturën e tyre partiake; duke i dhënë kësaj dukurie përmasa të çmendurisë kolektive.
Prandaj, Dorëheqja nga çdo pozicion politiko-publik është veprimi më i thjeshtë moral që mund të bëjnë të tillët. Kjo është patriotizëm!” ka shkruar Arifi.

Related Articles

Back to top button