Lajme

UEFA i merr Rusisë finalen e Champions League! Tashmë dihet se ku do të luhet

Një lajm tronditës vjen nga UEFA! Finalja e Champions League nuk do të luhet në Shën Petersburg, siç ishte paralajmëruar fillimisht, dhe shkak është lufta që po zhvillohet aktualisht mes Rusisë dhe Ukrainës!

Në vend të kësaj, në stadiumin “France” të Parisit do të luhet ndeshja më e madhe e kompeticionit elitar europian të futbollit.

Ky vendim u mor në një takim urgjent të organizuar nga Alexander Cheferin pas ngjarjeve aktuale në territorin e Ukrainës.

UEFA dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj për Presidentin e Francës, Emanuel Macron, për mbështetjen dhe angazhimin e tij personal që Franca të organizojë ndeshjen më prestigjioze të futbollit evropian të klubeve, thuhet në një deklaratë të shkurtër nga UEFA.

UEFA vlerësoi se Rusia nuk është një vend i sigurt për të luajtur një ndeshje të madhe siç është finalja e Champions League. Propozimi i parë ishte “Wembley” i famshëm anglez, por në fund zgjedhja ra mbi Parisin.

Related Articles

Back to top button