Ukraina është e gatshme të negociojë me Rusinë që të jetë një shtet neutral
Ukraina është e gatshme të negociojë me Rusinë që të jetë një shtet neutral, gjegjësisht të mos bëhet pjesë e NATO-s, por duhet të marrë edhe garanci sigurie, tha të enjten këshilltari më i lartë i presidentit Volodymyr Zelensky.
Ukraina ka lënë gjithmonë hapësirë për negociata. Përfshirë tani – edhe pasi Rusia filloi një pushtim në shkallë të plotë. Kjo luftë duhet të ndalet. Këto armiqësi duhet të ndalen – tha Mihajlo Podoljak në një deklaratë të publikuar në kanalin Telegram të agjencisë ukrainase të lajmeve Unian.
Oferta për negociata mbërriti në mes të raportit për të shtënat në rrethin Obolonsk në veri të Kievit, në bregun perëndimor të lumit Dnieper.
Videot e postuara tregojnë makina të blinduara ruse në rrugët e Obolon.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po gënjen kur pretendoi se ishte gati të diskutonte statusin neutral të Ukrainës, raportojnë agjencitë ruse.
Kreu i diplomacisë ruse shtoi se ai nuk e sheh mundësinë që Moska ta njohë qeverinë aktuale të Ukrainës si demokratike.
Lavrov tha gjithashtu se “askush nuk planifikon të pushtojë Ukrainën”.
Këshilltari i kreut të kabinetit të Presidentit të Ukrainës, Mikhail Podoljak, deklaroi më parë se Ukraina është e gatshme të negociojë një status neutral me Rusinë, por po kërkon garanci sigurie.