Lajme

Veli Mustafa e pyet Shaip Kamberin: A mund ta shuani kureshtjen e çdo qytetari rreth ambicjes tuaj për të qenë të parët?

Shaip,

Sa më shumë bagazh politik po bënë, aq më i interesant po bëheni Për hirë të transparencës, a mund ta shuani kureshtjen e çdo qytetari dhe të na e qartësoni këtë ambicien tuaj për të qenë gjithmonë të parët?
Çfarë është ajo që ju ka zënë në grackë dhe nuk po ju çon askund me rezultate, mendjemadhësia apo egoja juaj e pangopur për më shumë pushtet?

Një gjë e kemi të qartë të gjithë në Luginë: Stabiliteti politik është unifikimi i faktorit politik shqiptar, i cili bazohet në Marrëveshjen e vitit 2020.

Sepse, “Njëra pa tjetrën nuk bënë! Njëra pa tjetrën është pak, e kur jemi pak, humbim të gjithë”

Tani, jeni para dy zgjidhjeve përpara; ose do të vazhdojmë kauzën tonë bashkërisht duke çuar para Marrëveshjen e vitit 2020 dhe duke vazhduar suksesin që na ka sjellë me unfikimin tonë për të mirën e përgjithshme, pavarësisht ndryshimeve në konceptet tona ideologjike, ose mund të vazhdoni të ushqeni egon tuaj duke menduar se ju jeni superiorë mbi të gjithë, dhe të vet-kënaqeni me këtë fakt.

Por, gjithë e dinë se çdo tentativë për të dobësuar kauza të mëdha kanë dështuar. Si gjithmonë, edhe këtë herë !

Related Articles

Back to top button