ALTERNATIVA për Ndryshim: PVD tradhëton Tiranën zyrtare, shkel marrëveshjen e arritur në vitin 2020
ALTERNATIVA për Ndryshim me indinjatë të thellë, referuar Komunikatës së PVD-së të publikuar në rrjetin social Facebook, ka konstatuar se ky subjekt politik në fjalë ka arritur qëllimin e tyre për të përçarë skajshmërisht spektrin politik shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Ky akt vulgar politik i cili ka shkelur Marrëveshjen e Tiranës të vitit 2020, të nënshkruar në Tiranë për krijimin e Listës së Përbashkët Shqiptare, në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbështetur zyrtarisht nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, gjegjësisht nga ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
ALTERNATIVA konsideron se lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” e iniciuar nga Partia për Veprim Demokratik, duke shantazhuar partnerët e tij në pushtetin lokal në Bujanoc për pjesëmarrje të dhunshme në këtë listë dhe duke i shkelur në mënyrë flagrante parimet dhe marrëveshjen e lartpërmendur, pasqyron qartë qasjen tendencioze të kryetarit të PVD-së dhe agjendës së tij ekonomiko-politike mbi unitetin kombëtar shqiptarë.
Theksojm, se në gjitha takimet me përfaqësues të spektrit politik të Luginës së Preshevës, në përjashtim me PVD-në është theksuar se Marrëveshja e Tiranës paraqet një themel të rëndësishëm për unitetin e shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare. Ndërkaq, rradhitja e kandidatëve bëhet sipas fuqisë politike në Luginën e Preshevës. Pas kësaj qëndron Lëvizja për Reforma, ndërsa partitë tjera edhe pse gjatë bisedimeve kanë konfirmuar parimet e Marrëveshjes së Tiranës, kanë rënë preh e shantazhit të Kryetarit të PVD-së nën pretekstin se ai duhej të bëhet kandidat i parë në listë, përndryshe do të rrënojë partneritetin e koalicionit në pushtetin lokal në Bujanoc.
Lista të tilla të bazuara në shantazhe politike përjashtojnë faktorët relevant të shoqërisë shqiptare dhe rrjedhimisht nuk përfaqësojnë vullnetin dhe aspiratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
Tani, me Lëvizjen për Reforma kemi filluar negociatat dhe hapat konkrete për të krijuar një listë të bazuar në Marrëveshjen e Tiranës të vitit 2020. Listë e cila pasqyron si vullnetin e qytetarëve për bashkim, ashtu dhe reflekton vullnetin e atyre që janë peng në listën përçarëse të PVD-së.
Preshevë, 28.02.2022
Shërbimi për Informim Alternativa për Ndryshim