Opinione

“Ardita Sinani në asnjë aktivitet nuk përfshinë gratë e opozitës në festën e 8 marsit”

Shprehim indinjatën ndaj kryetares jolegjitime të komunës së Preshevës, që edhe për 8 mars – Ditën ndërkombëtare të gruas, për shkak të bindjeve të ndryshme politike, ajo zgjodhi rrugën e diskriminimit dhe të ndarjes në baza politike, duke mos përfshirë në asnjë aktivitet apo event gratë e opozitës, të organizuar me rastin e 8 marsit.

Përderisa në vendet e rajonit 8 marsi manifestohet me aktivitete të ndryshme (konferenca, marshime, takime etj.), ku gratë veprimtare të të gjitha grupacioneve politike njëzëri ngrisin shqetësimet e tyre për fenomenet negative në shoqëri, kryetarja jolegjitime e komunës së Preshevës edhe pse grua, diskriminoi haptas një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë sonë, thjeshtë për shkak të bindjes politike ndryshe nga ajo.

Injorimi dhe diskriminimi grave në shoqërinë tonë të bëhet nga një kryetare e komunës grua, nuk dëshmon asgjë tjetër, pos nivelit të ulët dhe jomeritor që ajo gëzon, që nga vetë forma se si ka ardhur në atë pozitë, ku dhe vetë votat i siguroi në baza të lokalizmit.

Almina Iljazi
Këshilltare e Kuvendit Komunal -Alternativa për Ndryshim

Related Articles

Back to top button