Çmimi i karburantit është vazhdimisht në rritje në javët e fundit, nxitur nga kriza Ukrainase dhe ngjarjet në tregun botëror të naftës
Çmimi i karburantit në pikat e karburantit në Austri ka arritur nivele të reja rekord. Pas naftës, benzina ka arritur tashmë një çmim rekord, i cili do të zbresë në analet historike.
Me një çmim mesatar ditor prej 1,567 euro për litër, është tejkaluar çmimi më i lartë i super benzinës nga viti 2012.
Çmimi mesatar ditor i naftës ishte 1,561 euro për litër të mërkurën, njoftoi klubi automoto OeAMTC.
OeAMTC thekson se ka dallime të mëdha në çmim nga një pikë karburanti në një pikë karburanti.
– Me pompat më të favorshme mund të kurseni deri në 25 euro për 50 litra naftë ose super – thekson OeAMTC.
Fjala vjen, në Vjenë të mërkurën, në pikat e shumta të karburanteve, çmimi i naftës ishte 1,649 euro për litër, ndërsa çmimi i super ishte 1,669 euro.
Të njëjtat lëndë djegëse me aditivë kushtojnë përkatësisht 1879 dhe 1899 euro për litër.
Çmimi i karburantit në javët e fundit, i nxitur nga kriza Ukrainase dhe ngjarjet në tregun botëror të naftës, është vazhdimisht në rritje dhe në Austri po i afrohet një rekord prej 2 euro për litër, i cili nuk ishte regjistruar kurrë më parë.