Çmimi i naftës në Maqedoni shkon në 97 denarë
Pas mesnatës pritet çmime më të larta të derivateve të naftës.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 1,404 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 60,569 den/kg.
Nga data 11.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 93,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 95,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 97,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 92,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 60,569 (denarë/kilogram).