Lajme
‘fluturon’ çmimi i naftës në vendet e Europës, 1 litër naftë në Gjermani, Itali dhe Greqi kushton mbi 2 euro
Pasojat e situatës së krijuar nga konflikti Ukrainë – Rusi kanë filluar të ndjehen në Europë. Tregu i karburanteve, si më i ndjeshmi, është impaktuar duke sjellë rritje të çmimeve në vendet europiane.
Në Greqi një litër naftë sot kushton 2 euro, në Itali 2.1 euro. Edhe në Gjermani, e cila duket se do ndjejë pasojat e konfliktit të krijuar në Lindje, ka pasur rritje të çmimit të naftës në 2 euro për litër. Në Britaninë e Madhe një litër naftë kushton 1.9 euro.
Të konvertuara në para’ shqiptare, me kursin e sotëm një litër naftë në Itali kushton 246.2 lekë. Nga tregu global i çmimit të jashtëm është prekur edhe Shqipëria, por çmimi tek ne është më i ulët se në vendet e BE-së.