Lajme
Futet doza e katërt e vaksinës
Në seancën e Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit, u mor vendimi për futjen e dozës së katërt të vaksinës.
Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq gjatë fjalimit të saj tha se gjendja epidemiologjike është shumë më e mirë dhe se gjithnjë e më shumë spitale po largohen nga regjimi i Covid-it.
Megjithatë, u mor vendimi për futjen e një doze shtesë përforcuese të vaksinës, pra dozën e katërt, për të gjithë mbi 18 vjeç, por mbi të gjitha për ata me rrezik më të lartë.
Rekomandohet pesë muaj pas dozës së parë përforcuese.