Gjermania ka aktivizuar sistemin për paralajmërimin e hershëm të situatës emergjente në rast të ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habek deklaroi se autoritetet gjermane “nuk pranojnë shkeljen e kontratave private” për dërgimin e gazit.
Siç theksoi ai në konferencën për media, me këtë qëndrim pajtohen edhe kompanitë gjermane.
“Ne nuk pranojmë shkelje të kontratave private për furnizimin me energji. Më vjen mirë që kompanitë po e vlerësojnë situatën në të njëjtën mënyrë,”.
Habek tha gjithashtu se Gjermania ka aktivizuar sistemin për paralajmërimin e hershëm të situatës emergjente në rast të ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia.
“Për të qenë gati për atë situatë, sot aktivizova fazën e parë të sistemit të paralajmërimit të hershëm – ky është i pari nga tre nivelet e mundshme. Ka të bëjë me monitorimin e situatës,” tha Habek.
Në Ministri do të formohet një shtab krize.