Gjermania ka makinat që i përkasin së shkuarës

Në këtë qytet universitar me histori të pasur në Gjermani, makinat nuk janë më të mirëseardhura.
Qyteti gjerman i Heidelberg njihet më së shumti si një qytet shkencor me universitetin më të vjetër në vend, historia e të cilit dëshmohet nga kështjella e famshme mbi 800 vjeçare.
Në historinë e kohëve të fundit, do të njihet edhe për normat zero të emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera serrë që shkaktojnë ngrohjen globale. Në Heidelberg, makinat do të bëhen përjashtim, jo rregull.
Plani i ri i kryebashkiakut bazohet në zhdukjen e makinave klasike, ndërsa qyteti jep subvencione për blerjen e makinave elektrike. Përveç kësaj, i gjithë sistemi i trafikut të qytetit po transformohet, po futen autobusët me hidrogjen dhe po ndërtohet një rrjet “super-rrugësh” për biçikleta që do të lidhte qytetin me mjedisin. Gjithashtu, vendbanimet janë duke u projektuar në një mënyrë që dekurajojnë përdorimin e automjeteve për të nxitur ecjen.
Në Heidelberg, më shumë se 80% e popullsisë nuk përdor më makinë dhe pritet që pas pak vitesh një makinë në qytet të jetë një atraksion dhe një gjë e rrallë e vërtetë..