Gomat dhe paisjet dimërore nga nesër nuk janë të detyrueshme

Nga nesër, SHOFERËT në Sërbi nuk do të kenë më pajisje dimërore në automjetet e tyre, thuhet nga Shoqata Auto-Moto-AMS.

Rregullorja e komunikacionit në kushte dimërore parasheh që pajisja dimërore të jetë e detyrueshme nga 1 nëntori deri më 1 prill dhe nga ky obligim janë të përjashtuar mjetet motorike me dy ose tri rrota, si dhe traktorët.

AMS fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë ndërrimin e gomave të dimrit për gomat e verës dhe të përgatisin mjetin për sezonin veror duke kontrolluar të gjithë elementët e rëndësishëm aktivë dhe pasivë të sigurisë së automjeteve.

Drejtuesit këshillohen që përveç montimeve mekanike të kontrollojnë korrektësinë e sistemit të frenimit, të sistemit të drejtimit, të pajisjeve sinjalizuese të dritës dhe të kontrollojnë gjendjen e lëngut në automjet, si dhe korrektësinë e pajisjes së kondicionimit.

Back to top button